Fantazisti i Trepçës’89, Milot Avdyli shkëlqeu në fundjavë ndaj Drenicës, madje duke shënuar edhe golin e parë për mysafirët në fitoren 2-4.

Kjo fitore mitrovicasve u jepë shpresa më të mëdha për t’iu afruar mbijetesës, teksa në fundjavë i shkojnë Ferizajt, që me një këmbë është në Ligën e Parë.

Pikërisht Avdyli, njëherit 17 vjeçar tha se në Ferizaj udhëtojnë vetëm për fitore, ndërsa në aspektin personal do të japë 100%, për aq minuta sa do të paraqitet.

“Fitorja është opsioni i vetëm përballë Ferizajt. Një trepikësh aty do të ishte tejet i rëndësishëm për ne në luftën për mbijetesë, ndërsa në aspektin personal, për ato minuta sa do të paraqitem, 100%-shi është i garantuar.

Besoj se triumfi në Skenderaj dhe goli për mua personalisht, do të jenë motive shtesë që të vazhdojmë kështu në pjesën e mbetur të edicionit dhe t’i arrijmë objektivat, që besoj se dihen”, tha ndër të tjera një nga lojtarët më premtues në futbollin kosovar.

Share.