Feronikeli sot është mposhtur në shtëpi ndaj skuadrës kandidate për titull, SC Gjilanit. Rezultati ishte 0:2 për ‘kuqebardhët’ të cilët erdhën nga barazimi i javës së kaluar ndaj Llapit.

Trajneri i ‘Industrialistëve’ deklaroi pas ndeshjes se kjo ishte ndeshja më e dobët prej se ishte emëruar trajner i skuadrës si dhe u tregua korrekt duke e uruar skuadrën mysafire.

“Kjo është ndeshja më e dobtë që prej ardhjes time këtu, dy gabime të portierit na ndëshkuan mjaft shumë, por gjëra që mund të ndodhin. Unë iu uroj fitoren Gjilanit pasi shënuan falë përvojës së tyre”, tha fillimisht Afrim Toverlani.

Ai në fund tregoi edhe pse e zëvendësoi portierin, Denis Troshupën.

“Troshupën e largova nga loja sepse deshta ta qetësojë, sepse nuk deshta që ai të hy në stresë pas dy gabimeve, pra qëllimi i zëvendësimit të tij ishte vetëm qetësimi”, përfundoi Toverlani.

Feronikeli me këtë humbje mbetet në vendin e 5-të me 44 pikë.

Share.