Janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 29-të në Supërligën e Kosovës në futboll.
Kreshnik Vula do të jetë në derbin, Gjilani – Prishtina, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa e Tefik Maloku.
Kurse, duelin tjetër, Ballkani – Llapi, gjyqtarë do të jenë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi e Erdall Zasella.
Dardan Çaka i Vushtrris, këtë javë do të jetë në kryeqytet, në sfidën Flamurtari – Dukagjini, ndërsa në ndeshjen Drita – Feronikeli do të gjykohet nga Selim Isufi./Tv Malisheva