Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar hapet sot me tri ndeshje tejet vendimtare, të cilat mund të përcaktojnë shumë gjëra sa i përket kreut të tabelës dhe pjesës së poshtme të saj.
Gjilani dhe Prishtina takohen në duelin e direkt për titullin kampion, derisa çdo gabim do jetë i pafalshëm për këto dy skuadra.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:
Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Veliu, Rapa, Halili, K.Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Hajgari, K.Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Halilit, Bekteshi, Abazi, Zyba, Boshnjaku, Krasniqi, Korenica, John, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 17:00./Tv Malisheva