FC Prishtina ka vendosur t’i braktis garat në futbollin kosovar. Klubi kryeqytetas përmes një publikimi në llogarinë zyrtare në faqen “Facebook” ka njoftuar se sipas gjitha gjasave 99% nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e garave
‘Bardhekaltërit’ janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë në duelin e humbur ndaj Gjilanit (2-1) në udhëtim, ndërkohë që pas ndeshjes ka patur edhe icident, me ç’rast është lënduar kryetrajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku nga spreji i Policisë dhe futbollisti i kësaj skuadre Lorik Boshnjaku.
Pas ndeshjes në faqen zyrtare klubi kryeqytetas ka reaguar duke shkruar se nuk do t’i vazhdojnë më garat.
“FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga garat”.
Ndryshe Prishtina e humbi ndeshjen ndaj Gjilanit dhe mbetet prapa në luftën për titullin kampion, mirëpo incedentet e ndodhura pas ndeshjes kanë lënë shije tejet të hidhur në kampin kryeqytetas.