Prishtina është mposhtur nga Gjilani në kryendeshjen e javës së 29 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhë e kuqtë” me këtë trepikësh mbeten edhe më tutje në garë për titull, kurse për prishtinasit është një hap prapa drejt objektivave, por që edhe më tutje janë një nga pretendentët

Në anën tjetër, trajneri i Gjilanit nuk do mend se ishte i kënaqur me këtë fitore, derisa thumboi kryeqytetasit duke thënë se kur humb, duhet ta ruash qetësinë.

“Një skuadër që humb, duhet të ruajë qetësinë. Ishte për të kuq ajo. I kuptoj ato ankesat pas ndeshjes, janë reagime të momentit. Sa i përket lojës, mund të themi se përveç pesë minutave të fundit ku mysafirët tentonin barazimin, ne e kishim më shumë nën kontroll.

Deri në fund i kemi katër ndeshje. Do ta shikojmë secilën veç e veç, tek e fundit nuk na intereson çka bëjnë të tjerët. Ajo që është e rëndësishme, ne do të vazhdojmë përpara.

Share.