3Shkodran Mustafi dukej vetëm se i larguar nga Arsenali në verën e vitit 2019, por në fund ai mbeti në Londër.

Galatasaray, Milan, Roma dhe disa skuadra gjermane kërkuan mbrojtësin shqiptar, por në fund Arsenali nuk mori ofertën e duhur dhe nuk e lejuan largimin e shqiptarit për pak para.

Mustafi ishte ndër mbrojtësit më të kritikuar nga tifozët e Arsenalit dhe mediat angleze, por ndryshimi i trajnerit i ka bërë mirë atij.

Me ardhjen e Mikel Artetas në krye të skuadrës londineze ka ndryshuar edhe rëndësia e Mustafit te Topçinjtë.

28-vjeçari tani është bërë një titullar i padiskutueshëm tek klubi londinez, teksa është njëri nga lojtarët më të besueshëm të trajnerit Arteta.

Ish-anëtari i Valencias, Sampdorias, Evertonit dhe Hamburgut ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe Arteta ka kërkuar nga klubi që t’i ofrojnë kontratë të re shqiptarit.

“Kjo gjë i përket klubit, por Mustafi e di mendimin tim dhe klubi gjithashtu”, tha fillimisht Arteta.

“Jam me të vërtetë i lumtur me Mustafin siç edhe mund ta shihni. Mënyra se si ai po luan, përkushtimi i madh si dhe paraqitja e mirë në ndeshjet që po luhen çdo tri apo katër ditë më bëjnë të lumtur”, deklaroi Arteta.

Pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier, drejtuesit e Arsenalit pritet të ulen dhe të bisedojnë me Mustafin për një kontratë të re.

Kampioni i Botës me Gjermaninë nga një i padëshiruar tani është bërë në mbrojtësin kryesor te Arsenali dhe krejt kjo falë besimit të madh që i ka dhënë trajneri Mikel Arteta./ Tv Malisheva

Share.