Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën vendimtare të edicionit aktual, ku tani çdo ndeshje ka rëndësi më të madhe për çdo skuadër.
Deri në përfundim të edicionit 2019/20 kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, derisa ndeshje interesante na presin në vazhdim të kampionatit
Për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, derisa katër skuadrat do të përballen mes vete në xhirot e ardhshme.
Një ndeshje që mund të përcaktojë shumëçka është ajo mes FC Prishtinës dhe Dritës, e cila luhet nesër në javën e 30-të.
Tifo-grupi i FC Prishtinës “Plisat” i kanë merituar futbollistët e drejtuar nga Armend Dallku, derisa premtojnë përkrahje maksimale.
Tifozët prishtinas në mes të tjerash shkruajnë se deri këtu, futbollistët e FC Prishtinës kanë ardhur “pa asnjë manipulim”.
Postimi i plotë i “Plisave”:
“GJITHMONË KANË DASHTË ME NA SHU POR KURRË S’KANË MUJTË
SUN NA LARGOJNË PREJ PRISHTINËS
AS ME LUFTË!
Nesër krejt sytë janë në Stadiumin e Qytetit. Zbarkojnë djemtë e Dallkut. Ata që arritën deri këtu vetëm me djersën e tyre, pa asnjë manipulim. Andaj, e meritojnë pëkrahjen e besimin tonë. Ashtu dhe do të jetë.
Përpara i kemi 4 ndeshje jetike, 4 fitore larg titullit. Ne vet, tjerët së bashku.
Koha për Plisat! Krejt nesër te Pllatoja.
Hajde Prishtinë!ë
Masat mbrojtëse obligative!”.