Real Madrid do të përballet në ndeshjen e sotme si vendas kundër Villarrealit mirëpo kjo ndeshje do të jetë mjaftë e veçantë për madrilienët.

Kjo pasi që skuadra e Real Madridit nëse arrin fitore në këtë ndeshje do të shpallet kampion i LaLigës

Mirëpo kjo nuk është mundësia e vetme për skuadrën e Realit pasi që nëse barazon në këtë ndeshje e po ashtu në ndeshjen e ardhshme prap do të jetë kampion i La Ligës.

Këtë sezon konkurrenca në mes Real Madridit dhe Barcelonës ishte mjaftë e ashpër por Reali arriti të shfrytëzojë disa barazime të Barçës për të mbajtur kështu distancë me katër pikë.

Share.