Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës italiane në Serie A, Verona, Amir Rrahmani, nuk u paraqit asnjë minutë në sfidën e mbrëmshme ndaj Romës.
Sipas mediave italiane, Rrahmani, që deri tash ka qenë shtylla kryesore në mbrojtjen e Veronës, u la në pushim nga trajneri kroat Juriç.
Futbollisti kosovar gjatë këtij edicioni nuk ka munguar në asnjë ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet me Kosovën, duke luajtur hiç më pak se 37 lojë.