Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka firmosur të premten me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi.
Uzuni deri më tani ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit dhe ishte prej lojtarëve më të dalluar në këtë klub kroat.
Uzuni do të luajë për Lokomotivën deri në fund të edicionit e më pas do të bashkohet me skuadrën hungareze.
Transferimi është i vlefshëm 1,86 milionë euro, ndërsa Uzuni synon suksese me Ferencvarosin.
“Jam këtu për të ndihmuar me gola dhe asistime”, ka thënë 25-vjeçari.
Uzuni për Shqipërinë i ka tetë ndeshje. Para Lokomotivës ai ka luajtur për skuadra në Shqipëri si Tomori, Apolonia e Laçi.