Gledi Mici dhe Aldair Neto nuk janë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Në mungesë të rinovimit të akordit për rinovim të kontratës, të dyja palët kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Me këtë rast falënderon Shkëndija ka falenderuar Micin dhe Neto-n për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat në të ardhmen. Kujtojmë që Mici iu bashkua Shkëndijës së Tetovës në korrik të 2018-tës, ndërsa Neto firmosi me kuqezinjtë në janar të vitit 2020.

Share.