Drita dhe Gjilani do të luajnë derbin e javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar
Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkak i pandemisë botërore ‘Covid-19’.
Madje Policia e Rajonit të Gjilanit nuk do ti lejoj tifozët ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ që takimin ta përcjellin nga objektet përreth stadiumit.
“Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësyn stadiumit se ata do të kthehen mbrapa, nuk do të lejohet as një tifoz të hyjë në fushë as rreth stadiumit por as nga katet e objekteve te larta për rreth stadiumit që të përcillet ndeshja”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i Policisë në Gjilan.
“Po ashtu nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasi që jemi në një situatë pandemike. Të gjitha këto veprime ndërrmirret duke i respektuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë së Kosovës”, deklaroi Hashani.
Sfida mes Dritës dhe Gjilani do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.
Para këtij dueli Drita renditet e para me 65 pikë, ndërsa Gjilani i treti me 61 sosh.