Real Madrid triumfoi përballë Villarrealit duke siguruar titullin kampion. Barcelona në anën tjetër zhgënjeu duke u mundur 1-2 nga Osasuna. Gjatë sfidës së “blaugranave” tërhoqi vëmendjen e telekamerave Arthur Melo, që dukej se mezi po i kalonte minutat në stol, ku u pikas thuajse në gjumë.

Në përfundim të sezonit, mesfushori brazilian do të transferohet tek Jventusi në bazë të një marrëveshjeje që vesh me fanellën “Blaugrana” Miralem Pjanic-in.

Për Arthur vetëm katër minuta në ndeshjen me Celta Vigon, më pas tri pankina radhazi dhe përjashtimi nga lista e të grumbulluarve ndaj Valladolidit, pasi ishte sëmurë me bajamet.

Share.