Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka kërkuar që Karim Benzemas t’i jepet Topi i Artë këtë sezon.

Futbollisti francez me dy golat e shënuara ditën e djeshme kundër Villarreal, i siguroi fitoren dhe njëherit titullin e 34-të Real Madridit.

Me golat kundër Villarreal, Benzema shkoi në numrin e 21 golave në La Liga këtë sezon.

Benzema duhet të jetë fitues i Topit të Artë”, ka deklaruar presidenti i Real Madrid, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk kam parë ndonjë futbollist të ketë një vit të mirë si ai”.

Kujtojmë se në La Liga, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë, me 23 gola.

Share.