Skuadra e Barcelonës ka lënë anash rivalitetin dhe ka uruar Real Madridin për titullin e fituar të La Ligas.
‘Los Blancos’ falë fitores 2:1 në shtëpi ndaj Villarreal, janë deklaruar kampion të La Ligas për sezonin 2019/2020.
Në garën për titull, ata pikërisht kanë fituar betejën përballë Barcelonës.
Por, pas humbjes së kësaj beteje, Barcelona kanë uruar Real Madridin për titullin, duke vazhduar traditën e mirëfilltë sportive që është ngritur në vendet evropiane.
“Përgëzime për Real Madridin në fitimin e titullit të La Ligas në sezonin 2019/2020”, thuhej në urimin e Barcelonës.