Të enjten, me fillim në orën 19:00, do të luhet një ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, për nder të legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë, ndeshja do të luhet pa shikues, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Nesër do të ishte ditëlindja e 60-të e Fadil Vokrrit.

“Ju njoftojmë se nesër (e enjte, 23 korrik) për nder të ditëlindjes së Legjendës tonë Fadil Vokrri, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët” do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00. Për shkak të situatës së pandemisë ndeshja zhvillohet pa praninë e tifozëve. Grumbullimi i të ftuarve në këtë ndeshje fillon në orën 18:00.

Ju lusim që ekipet e juaja që do ta ndjekin këtë ngjarje t’i respektojnë masat e institucioneve shëndetësore në luftën kundër virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e FFK’së.

Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga sulmi në zemër.

Share.