Titulli i 25-të kampion për skuadrën e Tiranës nxiti klubin e Kukësit që publikisht ta uronte për suksesin e arritur në këtë sezon futbollistik. Krahas verilindorëve, Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Prishtina e Kosovës u bashkuan me gëzimin bardheblu.

Pikërisht për këtë, klubi i Tiranës ka falënderuar në kanalin zyrtar tre klubet e sipërpërmendura. Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në vendin tonë, ku ekipet kundërshtare urojnë rivalët për titullin kampion.

Share.