Një vajzë nëntë vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Florida të SHBA-ve, duke e bërë atë fëmijën e pestë dhe më të ri që vdiq nga infeksioni në vend.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit në Florida, vajza nuk kishte udhëtuar së fundmi ose kishte pasur ndonjë kontakt me dikë që kishte virusin, transmeton lajmi.net.
Është e paqartë nëse e ndjera kishe pasur ndonjë gjendje përcjellëse shëndetësore.
Fëmija është i mituri i pestë që ka vdekur në Florida. Dy nga 11-vjeçarët, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar gjithashtu vdiqën nga virusi.
Asnjë informacion tjetër nuk është ofruar lidhur me vajzën.