Stefan Savic do të jetë mungesa e madhe e Malit të Zi për përballjen kundër Kosovës.

Kapiteni i Malit të Zi, Stefan Savic, do të mungojë për ndeshjen e madhe në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Anëtari i Atletico Madrid ka pësuar një tjetër lëndim, i cili do t’ia pamundësojë paraqitjen në ndeshjen e nesërme.

‘Mundo Deportivo’ [nga Vijesti.me] shkruan se Savic pritet të mungojë deri në tri javë, transmeton lajmi.net.

Savic la fushën e blertë pas vetëm 37 minutave lojë kundër kombëtares së Bullgarisë.

Mbrojtësi pati shumë lëndime edhe gjatë sezonit të kaluar, kur luajti vetëm 18 ndeshje në La Liga.

Sigurisht, lajmet për dëmtimet e lojtarëve janë gjithmonë të hidhura, edhe pse Kosova do të favorizohet nga mungesa e lojtarit me shumë eksperiencë.

Share.