Kryetari i Dritës, Valon Murseli, ka folur rreth suksesit të jashtëzakonshëm të klubit gjilanas, që sot mori titullin e tretë kampion në histori.
Murseli ka deklaruar në “Sport’s Show” që shpenzimet këtë edicion e kapën shifrën e 1 milion eurove.
“Sa i përket shpenzimeve, ato po shtohen. Vitin e parë kemi shpenzuar 200-300 mijë euro, pastaj 500 mijë, vjet 600 mijë, ndërsa këtë edicion që u shpallëm kampionë 1 milion euro”, deklaroi Murseli.
“Trajneri i ka kërkuar pesë transferime tani, ne do të mundohemi t’i realizojmë. Edhe vitin tjetër do të luftojmë për titullin kampion”.
“Duhet theksuar që lojtari cilësor s’po vjen në Kosovë sepse nuk kemi infrastrukturë. Mund të marrim futbollist cilësor mbi moshën 30 vjecare, mirëpo jo futbollist cilësor të ri sepse nuk vinë në Kosovë”, shtoi Murseli.
Ai uroi të gjithë tifozët e Dritës për këtë sukses.