Edon Zeqiri edhe zyrtarisht është rikthyer te klubi i vendlindjes, KF Llapi, njofton faqja zyrtare e bardhekaltërve.
“Përforcimi i parë për edicionin e ri 2020/21 është një emër i njohur për llapjanët.
Edon Zeqiri pas një viti është rikthyer përsëri tek Llapi. Ishte dëshira e dy palëve, klubit dhe futbollistit për bashkëpunim, andaj sot u finalizua marrëveshja 1 vjeçare me Edon Zeqirin.
Edon Zeqiri premton se është rikthyer fuqishëm drejt sukseseve me klubin e zemrës”, thuhet mes tjerash në njoftim