Kosova e ka tërhequr aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL.

Kjo është konfirmuar përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.

Aty sqarohet se me kërkesë të Haradinajt, është tërhequr kjo kërkesë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, vendimi i është dorëzuar edhe ambasadës së Serbisë në Paris.

Share.