Prishtina ka arritur të fitoj Kupën e Kosovës, pas fitores minimale në final ndaj Ballkanit.
Kjo fitore i siguron Prishtinës pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese për Europa League, shkruan KosovaPress.
Pas ndeshjes lojtarët e Prishtinës u panë tejet të lumtur me këtë sukses, derisa premtuan edhe sukses të madh në garat Evropiane.
Kapiteni i skuadrës, Armend Thaqi u shpreh se fitimi i këtij titulli është në ndjenjë e veçantë për të dhe se pret sukses më të madh nga skuadra e tij në arenën ndërkombëtare se pjesëmarrjet e kaluara ku Prishtina është eliminuar nga disa ekipe gjysmë-profesioniste.
Thaqi: Shpresojm të kemi më shumë sukses se herët e kaluara
“Po është kupa ime e dytë dhe normal është ndjenjë shumë e veçantë dhe arritëm të fitonim njërin prej dy trofeve. Nuk e arritëm titullin, e arritëm kupën dhe jemi shumë të lumtur. Po kemi sadopak përvojë prej edicioneve të kaluara dhe mendoj se do të jemi më të përgatit se vitet e kaluara. Mos të lejojmë ato që na ka ndodh të eliminohemi nga ekipe që nuk është dashur të eliminohemi dhe këtë vit të kalojmë ndonjë raund”, tha Thaqi.
Mesfushori i skuadrës nga kryeqyteti, Endrit Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me këtë trofe, dhe shpreson që të ketë sukses edhe në të ardhmen.
Krasniqi: Shumë të kënaqur pasi arritëm njërin objektiv
“Mendoj që është një ndjenjë shumë e mirë sepse në fillim të sezonit i kemi pasur dy objektiva të cilat kanë qenë titulli kampion dhe kupa, ndërsa titullin kampion nuk mundem me arrit qëllimin, por e realizuam qëllimin e dytë e cila është Kupa e Kosovës, kështu që besoj krejt skuadra është e lumtur me këtë sukses dhe duhet me vazhdu përpara”, tha Krasniqi.
Ndërsa gardiani prishtinas, Visar Bekaj u shpreh se me sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane shpreson që ti bëjnë krenar tifozët dhe popullin kosovar.
Bekaj: Shpresojmë ti bëjmë krenar tifozët me paraqitjet në Evropë
“Po normal është një ndjenjë e veçantë si gjithmonë të fitosh finalen e Kupës është ndjenjë e veçantë edhe shkon në Evropë, në garat evropiane dhe mendoj që nuk do ta dëshpërojmë popullin kosovar dhe të paraqitemi sa më mirë. Loja e bashkëlojtarëve ka qenë gjithmonë kompakt dhe kemi dëgju çfarë na ka thënë trajneri, do të thotë e kemi mbajtur kundërshtarin lartë dhe me kundërsulme e kemi dënu dhe kemi mundur të shënojmë edhe në raste tjera”, tha Bekaj.
Kutjomë që Prishtina me 9 gusht e mëson kundërshtarin e parakualifikimeve të UEFA Europa League.