Arijanet Muriç ka shfaqur siguri edhe një herë. Portieri i Kosovës e ka mbajtur të pamposhtur portën e tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi. Ai e konsideron këtë si një fitore të madhe

Arijanet Muriç po e shijon çdo moment të eksperiencës së tij me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Portieri kosovar e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në fitoren 2:0 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe një herë, portieri shqiptar nga Mali i Zi shfaqi siguri atëherë kur iu desh të intervenonte.

Dhe, ai, njëjtë si shokët tjerë të skuadrës. Dhe, ai, njëjtë si shokët tjerë të skuadrës, beson se Kosova mund ta bëjë mrekullinë duke u kualifikuar në Euro 2020.

“Çfarë fitore. Ne vazhdojmë përpara. Urime Kosova”, ka shkruar Muriç në rrjetet sociale.

Kosova po e vazhdon ëndrrën derisa gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A me 11 pikë, një më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.

Pikërisht me çekët, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si finale, muajin e ardhshëm.

Share.