Prishtina ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës pasi në finale mposhti me rezultatin 1:0, ekipin e Ballkanit.

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, ka thënë se skuadra e tij ia arriti qëllimin për të luajtur në Evropë.

“Ia arritëm qëllimit që të shkojmë në Evropë. Kundërshtarin e mbajtëm larg portës dhe me kundërsulme ia arritëm qëllimit”, tha Bekaj.

“Tash e disa vite e synojmë titullin dhe shpresoj se do ta arrijmë edicionin e ardhshëm”, shtoi reprezentuesi i Kosovës.

Është ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës.

Me Kupën e fituar, Prishtina siguron edhe daljen në Evropë, ku do të luajë në parakualifikime të Ligës së Evropës.

Share.