Tirana është zyrtarisht kampione për herë të 25-të në kampionatin shqiptar. Festa ishte legjitime për bardheblutë, por më e veçantë për familjen Halili. Presidenti Refiku së bashku me djalin e tij, Grentin dhe vajzën Goldin, e përjetuan me shumë emocione momentin kur u ngrit trofeu i titullit kampion.

Neësport.al ka siguruar disa foto ku presidenti përlotet, pak më pas vajza e tij nuk përmbahet duke qarë në krahët e të atit. Sakrificë, mund që sot shpërblehet me një titull që kthehet në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh.

Share.