Tirana barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit me Bylis në Air Albania, me bardheblutë që nuk e zbehën festën duke ngritur titullin kampion për të 25 herë në histori. Për Gol pas Goli ka folur Michael Ngoo:
Jam shumë I lumtur për fansat për familjet tona. Kur Partizani fitoi titullin në fushën tonë nuk ishte mirë, tani jemi ne që kemi trofeun.
E ardhmja? Kam biseduar me presidentin dhe do bisedoj sërish. Do të shohim. Do të qëndrosh? Është futboll Championsi, jam I lumtur dhe dua ta provoj. Kemi parë se çfa5rë bëri Skënderbeu, kemi ambiciet tona. Do shoh sa e madhe do jetë ambicia dhe më pas do vendos.
Qyteti? Tirana është e bukur, qyteti gjithashtu. Jugu I Shqipërisë po. Jam I lumtur këtu, jam përshtatur mirë dhe nuk I dihet.
Sherri me Laçin vjet dhe kërkesa me video për Laçin? Doja të dilja kampion dhe I kërkova Laçi të lunate fort kundër Kukësit dhe tani jam më I lumtur.