Dyshja fantastike e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli në edicionin e ri do të luajnë nën të njëjtin fanellë.
Skuadra franceze, Reims pasi edicionin e kaluar nënshkroi kontratë me yllin e Kosovës, Arbër Zeneli këtë afat kalimtar ka angazhuar ne tjetër yll të Kosovës, Valon Berishën.
Berisha i cili stinorin e kaluar ishte huazuar nga Lazio te Fortuna Dusseldorf ka nënshkruar kontratë me skuadrën franceze me synime të gjejë sa më shumë hapësira dhe ta kthej formën e mirë që kishte te Salsburgu në Austri.
Dy yjet e Kosovës sot kanë drekuar bashkë, derisa ka qenë Zeneli ai që i ka uruar mirëseardhje te Reims, Valon Berishës.
“Mirëserdhe te Reims, vëlla”, ka shkruar Zeneli në Instragram ku shihet se bashku me Valon Berishën.