Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi, këto ishin katër skuadrat që Tirana mund të kishte përballë në Champions League dhe kjo u zbulua mbrëmjen e djeshme nga UEFA.

Shorti i hedhur në orën 12:00 e ka rezervuar kundërshtarin e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo. Goglat kanë vendosur dhe Tirana do të ndeshet me skuadrën e Dinamo Tbilisi, kampionen e Gjeorgjisë.

Një kundërshtar i kalueshëm, që favorizohet vetëm nga faktori fushë. Kalimi i turit nga Tirana do të ishte me shumë vlerë, pasi do i çonte klubit bardheblu të ardhura të rëndësishme dhe shton shanset për kualifikimin në grupet e Europa League, në rast eliminimi nga Champions.

Share.