Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë e përfolur gjatë gjithë vitit për lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë me ta momente të ndryshme nga jeta e përditshme.

Usta sot (e premte) feston ditëlindjen e tij dhe me këtë rast ka marrë një urim të përzemërt nga e dashura e tij.

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Gjilani, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të të dashurit të saj, në mbishkrimin e së cilës i bëri një dedikim të sinqertë dashurie atij.

“Fjalët nuk mund të jenë të mjaftueshme për të të treguar se çfarë je për mua. Faleminderit që më dashuron në mënyrën siç di ti. Në ditëlindjen tënde, uroj që Zoti të të bekojë me gjithçka që dëshiron zemra jote e ëmbël. Jam vërtet me fat që kam gjetur dashuri tek dikush si ti. Gëzuar ditëlindjen i dashuri im”, ka shkruar Ismajli në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e fansave të këngëtares në hapësirën për komente. /TV Malisheva

 

Share.