Për shumë studentë, puna me pagesë gjatë vitit akademik është një pjesë e domosdoshme e përvojës së kolegjit. Nëse nuk punojnë gjatë kësaj kohe, ata mund të mos kenë paratë e nevojshme për të paguar shkollimin dhe tarifat e tjera. Disa nëse nuk punojnë nuk arrijnë të paguajnë banimin apo të blejnë gjëra të tjera si libra dhe ushqim. Por, puna – veçanërisht nëse është e përqendruar në shumë orë në javë – mund të jetë stresuese dhe mund të dëmtojë performancën dhe përparimin akademik.

Të punosh apo të mos punosh ndërkohë që studion? Kjo është pyetja e madhe që shumica e studentëve të universitetit i bëjnë vetes. Marrja e një vendimi për këtë është mjaft sfiduese pasi ka shumë pro dhe kundër të dyja anët e medaljes. Studentja e Wittenborg, Hanna Abdelwahab bëri një analizë të anëve pozitive dhe negative të kësaj.

Benefitet e të punuarit me gjysmë-orari

Financat: Para së gjithash, puna me gjysmë-orari mund t’ju ndihmojë të mbuloni kostot për të pasur një jetesë më të rehatshme dhe më shumë mirëqenie. Gjithnjë e më shumë studentët tani po me gjysmë-orari për të pasur më të lehtë pagesat e tarifave të shkollimit, akomodimin, transportin, ushqimin dhe pak më shumë për argëtim ose sport.

Pavarësia: Puna me gjysmë-orari ju mëson pavarësinë dhe si të menaxhoni dhe buxhetoni paratë tuaja. Nëse më parë, prindërit ju jepnin para dhe paguanin gjithçka për ju, tani ka më shumë gjasa që ju të mësoni të menaxhoni paratë tuaja për të siguruar që në fund të muajit të mund të paguani të gjitha shpenzimet. Ndoshta duhet të mësoni të kurseni pak, por gjithçka është mirë nëse dini të shpenzoni me vend paratë tuaja.

Menaxhimi i kohës: Puna me gjysmë-orari ju mëson se si ta menaxhoni më mirë kohën tuaj. Do të kuptoni se tani keni më pak kohë për të shpenzuar jashtë ose për të bërë aktivitete joproduktive. Në këtë mënyrë ju do të mësoheni se si të bëheni më të organizuar dhe të përdorni keni për detyrat që ju nevojiten për të përfunduar.

Karriera e ardhshme: Puna me gjysmë-orari mund të jetë një hap i madh drejt një karriere më të suksesshme. Kjo përvojë do ta pasurojë portofolion tuaj dhe ju patjetër mund të shfaqni përvojën tuaj të punës me punëdhënësin tuaj të ardhshëm pasi të diplomoheni.

Aftësitë e buta dhe të forta: Të punuarit me gjysmë-orari në një punë që lidhet me fushën tuaj të studimeve do të ju bëj të fitoni aftësi të forta dhe të buta. Aftësitë e forta i referohen aftësive si përpunimi i makinerive, shkrimi i softuerit kompjuterik ose përgatitja e një pjate. Aftësitë e buta i referohen menaxhimit të kërkesave të klientëve, aftësive negociuese, punës në grup, iniciativës, udhëheqjes dhe kreativitetit. Këto aftësi janë të rëndësishme për t’ju mundësuar të gjeni punën që dëshironi pas diplomimit.

Anët negative të punës me gjysmë-orari

Kapërcimi i klasave: Kur filloni të fitoni vetë paratë tuaja atëherë kjo fillon e bëhet një dëshirë gjithnjë e më e madhe për ju. Pra, shumë studentë nuk hezitojnë të anashkalojnë mësimet vetëm për të fituar para shtesë për të mbushur xhepat e tyre. Studentët shpesh mungojnë në ligjërata ose largohen herët ose vijnë vonë. Kjo definitivisht nuk është e një zgjidhje e mençur, pasi ata do të humbasin shumë nëse humbasin qoftë edhe një orë mësimi apo leksion. Veprime të tilla të papërgjegjshme mund të çojnë në nota të ulëta apo edhe dështim në provime.

Lodhja e madhe – Lodhja është një çështje tjetër me të cilën studentët duhet të mendojnë nëse punojnë me gjysmë-orari. Kur kthehen në shtëpi pas punës, shpesh ndihen shumë të lodhur dhe të dëshpëruar për të mësuar ose për të kryer detyrat e tyre. Kështu nëse i shmangni përgjegjësitë që keni si studentë atëherë kjo vetëm mund të ngatërrojë më shumë planet tuaja. Dhe nëse kjo vazhdon për shumë javë, studentët do të kuptojnë se nuk mund t’ia dalin. Është vërtet e vështirë të jesh i disiplinuar nëse studentët punojnë me gjysmë-orari, kryesisht për faktin se do të jenë të lodhur psiqikisht dhe fizikisht.

Përqendrimi: Puna me kohë të pjesshme gjithashtu mund t’ju shtojë ankthin dhe sfidat në jetë, veçanërisht nëse keni shef dhe kolegë të vështirë. Ndonjëherë, problemet në punë u ndikojnë studentëve në klasë ose në shtëpi, duke shkaktuar kështu vështirësi në përqendrim. Shqetësimet e vazhdueshme mund të dëmtojnë shëndetin tuaj mendor.

Kur krahasojmë të mirat dhe të këqijat e punës me gjysmë-orari, duket se të këqijat janë më serioze se përfitimet. Si mund të arrijmë një mes të të dyjave?

Studentët duhet të kuptojnë se studimet janë gjithmonë parësorë – ky është në thelb qëllimi i tyre. Në çdo gjë që ata zgjedhin të bëjnë, performanca e tyre në studimet e tyre duhet të jetë përparësia e tyre kryesore. Një sondazh i bërë nga një grup studentësh në klasën e tyre të Statistikave të Biznesit në Bllokun 2 zbuloi se shumë studentë që punojnë me kohë të pjesshme kishin performuar keq në provimet e tyre dhe duhej të rimerrnin shumë nga lëndët e tyre.

Pra, cila është këshilla këtu? Nëse rezultatet dhe performanca juaj është e dobët dhe për këtë po ndikon puna me gjysmë-orari atëherë ndaloni të kuptoni se çfarë është më e rëndësishme për ju – studimet apo puna? Padyshim që nuk ka kuptim të punosh nëse do të dështosh shumë herë në provimet e tua. Nëse vërtet duhet të punoni për arsye financiare, sigurohuni që të bëni marrëveshje me punëdhënësin tuaj në mënyrë që të mos humbisni asnjë orë mësimi dhe që të merrni kohë shtesë një javë ose dy para provimeve tuaja për t’u përqendruar në rishikimin tuaj. Një zgjidhje tjetër do të ishte të zgjidhni një punë me orar të plotë gjatë verës kur nuk keni asnjë obligim në universitet.

Fjala kyçe këtu është ndershmëria. Pyesni veten – a mund t’ia dilni të përfundoni detyrat tuaja ose të ndiqni rregullisht klasat tuaja? A keni vërtet nevojë për para për të mbuluar shpenzimet tuaja bazë, apo keni nevojë për para shtesë për të kënaqur dëshirat tuaja dhe jo nevojat tuaja? Mendoni mirë këto pyetje. Përgjigja është brenda jush./ AkademiPune

/TV Malisheva

Share.