Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur edhe njëherë shqetësimin lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike për çka thotë se në seancën e së enjtes ku do të debatohet për këtë çështje do të kërkojnë edhe nga partia në pushtet që ta votojnë rezolutën nëpërmjet të cilës do të kërkohet që të anulohet rekomandimi i ZRRE-së dhe Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë.

Në të kundërtën, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për medie tha se do të shohin gjitha rrugët, përfshirë këtu edhe protestat për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë.

“Nesër me ftesë të Aleancës që do të flet temën më të rëndësishme për shtrenjtimin e rrymës që për ne është i papranuar. AAK në debatin e thirrur nesër një ndër temat kryesore do të ketë raportimin që është bërë dhe propozimin që ZRRE e ka bërë për ngritjen dhe dyfishimin e energjisë për ne dhe qytetarë është plotësisht e papranueshme që dikush që ka paguar 58 euro e 52 cent të paguajë me tarifën e re të paguajnë 109 euro e 42 cent, njëqind për qind më shumë…ne nesër në këtë debat që do të trajtojmë edhe tema tjera, nesër presim dy çështje, presim nga shumica parlamentare, nga Vetëvendosje që të rrefkëtojnë dhe të votojë rezolutën tonë që kërkon nga ZRrE dhe Qeveria që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike pra që të anulohet rekomandimi dhe ky vendim të mos hyjë në fuqi”, tha Tahiri.

Tahiri në konferencën për medie tha edhe se “Ku ka logjikë që një familje t’i dyfishohet çmimi i energjisë që është në kategorinë e 1 mijë kë dhe me taksat e saj të paguhen një pjesë tjetër e kategorisë që janë nën 600 KWh. Pse duhet një familje me pagu faturën e dyfishtë dhe pastaj me subvencionu një biznes që ka bërë 600 KWh”.

Ai ka theksuar se si grup parlamentar por edhe si subjekt politik do t’i shterin të gjithë mekanizmat për të parandaluar këtë shtrenjtim.

“Si grup parlamentar dhe subjekt politik, ne duhet t’i shterimi të gjithë mekanizmat demokratik përfshirë edhe protestimin për këtë ngritje dhe propozimin e ngritjes së çmimit. 

/TV Malisheva

Share.