Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Përfaqësueses sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani.

Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Albioni gjatë edicionit të sapo përfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë.

Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.

/TV Malisheva

 

 

Share.