Drejtuesit e Premierligës janë pajtuar për datat e fillimit dhe mbarimit të afatit kalimtar veror.
Dritarja e transferimeve do të hapet për dhjetë javë në fund të edicionit aktual, duke nisur nga 27 korriku deri më 5 tetor
Pas konsultimeve me ligën, do të ketë edhe një afat shtesë nga 5 tetori deri më 16 tetor.
Në këtë afat, klubet e Premierligës kanë të drejtë të blejnë apo huazojnë lojtarë vetëm nga klubet angleze të rangut më të ultë.
Asnjë klub nuk mund të blejë lojtarë nga Premierliga në këtë afat.
Tashmë, këto data janë dërguar në FIFA, ku edhe pritet aprovimi i tyre.