Mesfushori francez i cili aktivizohet me skuadrën e Bayern Munich, Tolisso, tash e disa kohë lidhej me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Madje, për lojtarin thuhej se përfaqësuesit e tij kanë filluar tashmë negociatat me ‘Djajtë e kuq’.

Lidhur me këto ka folur së fundmi edhe agjenti i lojtarit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha këto.

“Unë nuk kam biseduar me Manchester United”, ka thënë agjenti i lojtarit.

“Corentin aktualisht është i lënduar, dhe prioriteti i tij i vetëm është rikthimi sa më i shpejtë në fushën e blertë”, ka shtuar ai.

Tolisso është edhe në listën e dëshirave tek Inter. Ai nuk ka pasur hapësirat më të mëdha të mundshme te skuadra e Bayern. Lëndimet i vështirësuan atij aventurën me bavarezët. /Tv Malisheva

Share.