Të premten, më 11 gusht mbahet koncerti madhështor i reperit shqiptar, Capital T.

“Time Capsule II” mes të tjera befasish sjell një Kosovë një prej yjeve më të njohura ndërkombëtare, Akon.

Ardhja e Akon do të jetë një moment historik në skenën e artit në botën shqiptare, e cila shënon herën e tij të parë në Kosovës.

Ylli amerikan pritet të mbërrijë sot pasdite në Prishtinë, pak ditë para performancës së tij.

Theksojmë që kjo është ngjarja artistike më e madhe e sezonit në kryeqytetin e Kosovës, duke hapur dyert më tej për eventin e kalibrit botëror, që konceptohen, organizohen dhe kryhen me sukses nga kompani shqiptare.

Akon përndryshe njihet për hitet si “Lonely”, “Smack That”, “Right Now”, “Don’t Matter” e “Sorry, blame it on me”.

/TV Malisheva

Share.