Michael Lonsdale, aktori francez i njohur për rolin e tij si Hugo Drax në filmin e James Bond “Moonraker”, ka vdekur.

Agjenti i tij konfirmoi se ai vdiq të hënën në moshën 89 vjeçare.

Lonsdale gjithashtu punoi si një aktor teatri në Francë me karrierën e tij të aktrimit që zgjati më shumë se 60 vjet.

Nga roli i tij në filmin James Bond të vitit 1979 “Moonraker” te ai në filmin “Of Gods and Men” në 2011, Michael luajti shpesh në role të dyta të shkëlqyera, nën drejtimet e Orson Welles, Steven Spielberg, Francois Truffaut dhe Louis Malle.

Fëmija i një nëne franceze dhe babait britanik, Lonsdale, me një zë dhe mjekër të butë, ishte një burrë i konsumuar nga arti i tij. Ai bëri më shumë se 100 filma dhe interpretoi në skenë.

Shfaqja e tij e fundit ishte në një film të shkurtër vitin e kaluar për Operën e Parisit, “Degas et Moi” (Degas and Me).

Artisti vdiq në mënyrë natyrale në Paris, sipas agjentit të tij prej 20 vjetësh, Olivier Loiseau, i cili dha një deklaratë për Associated Press.

“Ishte diçka e pritshme”, tha Loiseau, i cili kohët e fundit foli me Lonsdale me telefon. “Shpirti i tij ishte gjallë, por trupi i tij ishte i lodhur”.

I njëjti nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. /TV Malisheva

Share.