Në një intervistë për Mario Corteganan, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi dhe faktit që ka marrëveshje për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit në vitin 2024.

Por, Ancelotti tani ka befasuar me fjalët e tij, duke thënë se nuk do të flasë kurrë për Brazilin dhe se do të qëndrojë te Reali.

“Unë nuk do të flas kurrë për Brazilin, unë jam një trajner i Real Madridit dhe unë do të qëndrojë”, tha Ancelotti.

“Unë nuk do të flas më për këtë çështje. Unë kam një kontratë dhe unë po e respektojë atë, do të shohim se çdo të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi më tej Ancelotti.

/TV Malisheva

 

Share.