Manchester Unitedi është detyruar që në momentin e fundit të anulojë miqësoren e së martës me Stoke Cityn, pasi skuadra e Championshipit kishte një lojtar të testuar pozitivisht për koronavirus.Skuadrat është dashur të takohen në qendrën stërvitore Carrington, por ndeshja është anuluar ende pa e goditur topin, kur një lojtar i Stoke doli pozitiv në testim.

Unitedi ka insistuar që asnjë anëtar i kësaj skuadre mos të jetë në kontakt me të infektuarin.Unitedi ka mbajtur stërvitjen pasi skuadra rivale është larguar nga qendra stërvitore./Tv Malisheva

Share.