Arbëria dhe Trepça ’89 do të takohen në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 13:30.

Arbëria do t’i kërkojë tri pikë të mëdha për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë, pasi aktualisht është në vendin e pestë me 11 pikë.

Trepça ’89 ka po të njëjta pikë, derisa gjendet në vendin e gjashtë e që një fitore e mundshme do ta plasonte edhe më lartë.

Formacioni startues i Arbërisë: Kaqiu, Arrabal, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Beqiri, Pira, Kashtanjeva.

Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Nimani, Arb.Muja, Dedia, Ard.Muja, Jashari, Nebihu, Berisha, Mashau, Shala, Bismarck./TV Malisheva

Share.