Policia ka bërë të mundur arrestimin e 75-vjeçarit, Xhevit Sinani, i cili vrau me armë gjahu bashkëshorten dhe vëllanë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premten në fshatin Tervol në Gramsh. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani raportoi se autori i krimit, pas ngjarje ska telefonuar fëmijët, ku u ka thënë se ka vrarë mamanë e tyrë dhe vëllanë e tij.

Tafani u shpreh se autori është në kërkim dhe se policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Është për t’u theksuar fakti se denoncimi për këtë ngjarje të rëndë është realizuar nga fëmijët e familjes ku ka ndodhur ngjarja. Autori i ngjarjes, pasi ka kryer krimin, ka telefonuar fëmijët e tij duke i treguar se kishte vrarë mamanë e tyre dhe vëllanë e tij.Këto janë informacionet në lidhje me këtë ngjarje. Zona është tepër e largët dhe policia ende nuk ka mbërritur për të kryer veprimet proceduriale”, raportoi Tafani. /TV Malisheva

LEXO EDHE

 

Burri vret gruan dhe vëllain e tij në Gramsh

Share.