Milani ka arritur marrëveshjen që të zgjasë kontratën me Zlatan Ibrahimovic, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura të paktën deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e kuqezinjëve kanë arritur të bindin 3 senatorët të qëndrojnë deri në fund të këtij edicioni futbollistik.

Gianluca Di Marzio shkruan se kontratat e tyre që skadojnë më 30 qershor do të shtyhen deri në fund të edicionit aktual futbollistik.

Nuk do të jenë vetëm këta 3 lojtarë që do të rinovojnë, gjithashtu edhe Simon Kjaer, Asmir Begovic dhe Alexis Saelemaekers do të zgjasin huazimet e tyre në “San Siro”.

Ata me shumë mundësi nuk do të vazhdojnë me “Djallin”, por momentalisht do të mbyllin sezonin 2019-20 në Milano./ Tv Malisheva

Share.