SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Më në fund arrihet marrëveshja. Manchester United ka rënë dakord për të paguar 85 milionë paundë në arkat e Leicester City për ta bërë Harry Maguire mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Kjo shifër, e cila përfshin edhe bonuset, eklipson në njëfarë mënyrë 75 milionë që Liverpooli pagoi për llogari të Southamptonin për të nënshkruar me Virgil van Dijk në janar të vitit 2018.

Maguire pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësorë të shtunën, ndërkohë që United do të jetë duke luajtur kundër Milanit në Cardiff.

26-vjeçari tashmë ishte tërhequr nga miqësorja e fundit e Leicester kundër Atalantës, sepse nuk ishte nuk ishte në gjendje për të luajtur. Të hënën ai mungoi në stërvitje me pretekstin se ishte i sëmurë.

Maguire ua kishte bërë të qartë si trajnerit Brendan Rodgers dhe shokëve të skuadrës se ai dëshironte të largohej këtë verë. Në fakt, një vit më parë “Djajtë e Kuq” e kërkuan me ngulm mbrojtësin e “Tre Luanëve”, por Leicesteri rezistoi.

United dëshironte një marrëveshje brenda të hënës, përndryshe nuk do të kishte më kohë të mjaftueshme për të nënshkruar me një lojtar tjetër të të njëjtit rol, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht.

Share.