Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave që ndodhi në linjën Athinë-Selanik, konfirmoi zëdhënësja e policisë greke, Konstantia Dimoglidou.

Dimoglidou tha se 48 persona janë ende në spital.

Ajo shtoi se të afërmit dhe miqtë kanë shpallur 56 persona të zhdukur.

Personi i 57-të, mes të vdekurve të konfirmuar, duket se nuk është shpallur i humbur nga askush, raporton agjencia e lajmeve greke ANA.

Eshtrat e të gjithë viktimave të aksidentit po transferohen në spitalin e Larisës, ku po bëhet identifikimi me metodat e ADN-së.

Përplasja ndodhi vonë të martën në mbrëmje pranë Tempit, në Greqinë Qendrore, midis një treni pasagjerësh që udhëtonte në veri dhe një treni mallrash që udhëtonte në jug në të njëjtën linjë.

Një dispeçer trenash në Larisa është arrestuar.

/TV Malisheva

Share.