Arsenali sërish sot ka bërë një hap fals në luftën për titull të kampionit në Angli. Për të dytën javë radhazi, ka lëshua nga duart një epërsi prej dy golash.

Në derbin e Londrës, futbollistët e Artetas nuk kanë arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj West Hamit, që ka mirëpritur këtë sfidë në stadiumin e tij.

Arsenali e ka nisur furishëm ndeshjen, duke shënuar dy gola nga Jesus dhe Odegaard në harkun e tre minutave në fillim të pjesës së parë.

Megjithatë, një penallti e kontestuar nga Arsenali, por e konfirmuar gjithsesi nga VAR për West Hamin ka bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-2, fal saktësisë së Benrahma-s nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ka nisur sërish me Arsenalin në kërkim të golit të tretë. Mundësia më e mirë ka qenë për anglezin Saka, i cili ka dështuar nga penalltia.

Ligji i pa shkruar i futbollit që “kush nuk shënon, pëson” është vënë në zbatim vetëm një minutë më pas kur Bowen ka përfituar nga një huti e mbrojtjes së Arsenalit për 2-2.

Deri në fund të ndeshjes skuadrat kanë pasur raste, por asgjë nuk ka ndryshuar në rezultat dhe ekipet londineze kanë ndarë pikët.

Më këtë rezultat, buzëqesh Manchester City, që ka një ndeshje me pak se Arsenali dhe vetëm katër pikë mbrapa skuadrës së Artetas.

/TV Malisheva

Share.