Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Premier Ligës mes Tottenhamit dhe Bournemouthit.

Tottenhami po avancon 1:0 ndaj Bournemouthit falë golit të shënuar nga ylli korean, Heung-Min Son.

Ndeshja ishte paraparë që të filloj nga ora 16:00, por që kishte një vonesë prej 15 minutave.

Bëhet e ditur se skuadra e Bournemouthit kishte arritur me vonesë në stadiumin e Tottenhamit, dhe për këtë arsye ndeshja ishte shtyrë për 15 minuta.

/TV Malisheva

Share.