Sot është asfaltuar një segment i rrugës “Mitrush Kuteli” në lagjen Mirdita në qytetin e Malishevës. Punimet në këtë rrugë kishin filluar ditë më parë, ndërsa sot edhe është asfaltuar. Asfaltimin në këtë rrugë, e kanë parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku.

Drejtorët Morina e Mazreku, janë takuar edhe me banorë të lagjes, të cilët i kanë uruar për asfaltimin e rrugës së re, e cila ka qenë shumë e nevojshme, pasi këtu është rritur lagjja dhe është shtuar numri i shtëpive, të cilët kanë pasur nevojë për rregullimin e rrugës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka sqaruar se ky segment i rrugës, ka një gjatësi prej 410 metrave, dhe rregullimi i rrugës është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës./TV Malisheva

Share.