Aston Villa ka fituar tani secilën nga pesë ndeshjet e fundit të Premier Ligës, hera e parë që klubi e bën këtë gjë që nga prilli 1998 kur asokohe ishte nën drejtimin e John Gregory.

Aston Villa e ka mposhtur sot me rezultat bindës 3:0 skuadrën e Newcastle United, kështu duke vazhduar formën fantastike në kampionatin anglez.

Golat për skuadrën e Emeryt i shënuan Jacob Ramsey (minuta e 11’) dhe Ollie Watkins (minuta e 64’ dhe 83’).

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në vendin e gjashtë në Premier Ligë në kuotën e 50 pikëve, krahas Newcastle që ka 56 pikë në vendin e tretë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Aston Villas.

/TV Malisheva

Share.