Komisioni i Garave i ka dërguar në disiplinë skuadrën e Ballkanit dhe lojtarin e tyre Liridon Fetahaj, shkruan GazetaSheshi.
Mëposhtë vendimi i Komisionit të Garave:
“1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 31-të të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicime disiplinore
-ndaj FC Ballkani; motivi: shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuma, si dhe pas përfundimit të ndeshjes njëri nga shikuesit të vendosur në tribunën qendrore, e ka goditur me shishe PVC lojtarin me nr.2 të FC Prishtina, Armend Thaqi, ndërkaq pas bankinës mysafire, kanë qendruar shumë shikues (afër rrethojës) të cilët kanë ofenduar stafin e FC Prishtina të vendosur në bankinën zyrtare.
-ndaj lojtarit të FC Ballkani, nr.21 Liridon Fetahaj, ID nr.000536M91; motivi: pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes për në lokalet zyrtare, derisa lojtari i FC Prishtina ishte i shtrirë për tokë, Liridon Fetahaj e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr për fanelle, por nuk kishte arritur ta godasë.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit”, shkruhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Garave të FFK-së.